36 mijë fëmijë kanë ardhur në jetë në 10 muajt e parë të këtij viti. Ata kanë përfituar nga programi i bonusit të bebes, duke marrë menjëherë çekun në vlerën e 40, 80 apo 120 mijë lekëve , si fëmijë i parë, i dytë apo i tretë në familje.
Një pjesë e mirë e këtyre bebeve kanë ardhur në jetë nga prindër shqiptar por nuk janë rezident në Shqipëri.
Kjo është pagesa e fundit që bëhet për këta fëmijë, pasi qeveria ka miratuar ndryshimin e ligjit, në bazë të së cilit, bonusi i bebes do t’iu jepet vetëm fëmijëve të familjeve rezidente në Shqipëri.
Për të nxitur lindshmërinë por dhe mbështetur familjet në momentin që një fëmijë vjen në jetë Qeveria ka parashikuar që edhe në buxhetin e vitit 2024, të alokohet një fond prej 2.2 miliard lekë për bebet që vijnë në jetë.
Programi i bonusit të bebes ka nisur të aplikohet që prej 1 janarit të vitit 2019.