Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka qenë shumë i angazhuar. E duket se për këtë ka pak ankesa partnerja e tij, Kiara Tito. Moderatorja e njohur ka publikuar së fundmi një video ku shfaqet fituesi i edicionit të dytë të BB VIP dhe ajo e ngacmon me pyetje.
“A ke shtëpi, a ke grua, a ke katandi, a ke Perëndi?”, e pyet Kiara Luizin, duke iu referuar koncerteve të shumta që bën dhe që i bie të jetë larg shtëpisë.
“Unë kam vetëm jetë nate. Unë kam vetëm rrugësh. Unë do e shijoj jetën. Unë Kiarën e kam me kontratë dhe Kiara do të rrijë vetëm në shtëpi mbyllur. Pyetje tjetër ke?”, i përgjigjet Luizi duke qeshur.