Meterologu Akil Osmani thotë se stuhia “Cirian” që përfshiu vendin është në degradim të plotë të saj.
Në një intervistë për ABC News, Osmani u shpreh se reshjet e shiut do të vazhdojnë në sasi të pakta
“Në fakt, për fat të mirë kemi përmirësim të kushteve të motit, kemi pasur reshje në pjesë të mirë të territorit, dukë përfshirë zonat jugore, zonat qendrore, por në zonat verriore kemi reshje herë pas herë, por në sasira të pakta. Pjesa e dytë e ditës, presim që të zhvillohen vranësira duke bërë që t’i kemi sërish prezente reshjet e shiut në vendin tonë, por do të jenë në sasira shumë më të pakta se ato të cilat ne kemi përjetuar deri tani. Presim përmirësim të kushteve të motit në fillim të javës, duke bërë që të kemi ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.