Në konferencën për median që u mbajt pas takimit të liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.Kryeministri Edi Rama theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së kufirit Kosovë- Serbi nga NATO pasi e konsideron burim i shumë të këqijave.
“NATO duhet të jetë më e pranishme në Kosovë dhe e angazhuar me më shumë trupa për të siguruar kufirin mes Serbisë e Kosovës që është burim i shumë të këqijave nga i cili penetrojnë individë, grupe e forca që synojnë të destabilizojnë Kosovën”
E vetmja rrugë për të zgjidhur problemet mes Kosovës e Serbisë është rruga e dialogut të ndërmjetësuar nga BE beson Rama, dhe propozon që formatin e ardhshëm të këtij takimi të zhvillohet me praninë e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk janë anëtare të NATO-s por kanë marrëveshje partneriteti.
“Kjo është e rëndësishme. Nuk duhet harruar se paqja që kemi në këtë rajon është jashtëzakonisht e çmuar” nënvizon Rama
Më tej ai thekson se Kosova duhet të ndihmohet të përshpejtojë integrimin e saj në NATO.
“Është absurd që Kosova të pengohet në këtë proces” tha Rama.