Sali Berisha vijon intimidimin publik ndaj prokurëve të cilët kanë në dorë dosjen e tij të hetimit për aferën e privatizimi të kompleksit Partizani.

Në një konferencë për median mesditën e sotme Berisha tha se Arben Kraja s’mund të merrte një çështje ndaj tij për shkak se është në konflikt interesi, pasi u shkarkuara prej ligjit të lustracionit të iniciuar nga Berisha dhe se është i verbuar nga hakmarrjet e vjetra. Ndërsa sa i takon prokurorës Millonai e cilëson “përfaqësuese të bandës së Elbasanit” Berisha akuzon se dy prokurorët po i shërbejnë Ramës.

Po ke dyshime ti që nuk është Edi Rama prapa gjahut politik ndaj opzitës? Po kush mund të jetë tjetër përveç Edi Ramës? Kush është ai që kontrollon totalisht SKAP-in?

Po a nuk jam unë që këtu para jush kam denoncuar takimet e fshehta Rama-Dumani? A nuk jam unë këtu para jush që kam denoncuar lidhjet monstruoze të krimit të skapistëve?

A nuk jam unë këtu që kam deklaruar skapistët me lidhje të tmerrshme me bandat dhe krimin? Si mund të dyshohet se nuk është Edi Rama prapa kësaj?

Unë meqë po më pyet, nuk është folur asnjë fjalë për këtë punë. Është folur vetëm për aksionin opozitar. Sepse nuk kemi dyshim se këto janë procese të turpshme politike.

Çfarë po bën Edi Rama sot?
Nga njëra anë urdhëron falangat e krimit në SKAP dhe gjykata, a e dini ju historinë e prokurorëve që janë në konflikt të plotë interesi? Arben Kraja ka lënë detyrën për shkak të ligjit të lustracionit, të iniciuar nga Sali Berisha dhe të votuar në parlament. Në kodin më minimal moral, ai nuk mund të merrte kurrë në shqyrtim një çështje të Berishës. Nuk ka lënë zyrat se kam pasur armiqësi personale ndaj tij, e ka lënë se unë kam bërë ligjin që ish-xhelatët e Sigurimit të Shtetit të dalin nga drejtësia. Edhe sot, që ta dini ju, në ligjin e sotëm të bërë me këtë reformë, prokurorët bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, nuk mund të jenë në SKAP. Janë të përjashtuar me ligj.

Po ky pyet Edi Rama për ligj kur i përdor si të dojë?

A e dini ju që Mellonai, prokurorja e bandës së Elbasanit, përfaqësuesja e bandës së Elbasanit, merr pak çfarë ka bërë me djegësin e Elbasanit prej Qazim Sejdinit, që ishte kapoja, Don Lala, i denoncuar nga unë kushedi sa herë. Sa herë e kam denoncuar këtu aktin e saj kriminal të marrjes së dosjes së qytetarit Jamarbër Malltezi për lidhjet e saj obskure me Taulant Ballën. Jamarbër Malltezi padit për shpifje 3-4 vjet më parë Taulant Ballën. Dosja shkon në Gjykatën e Lartë. Natyrisht Gjykata e Lartë vendos siç thotë Taulant Balla. Malltezi kishte të drejtën ta dërgonte dosjen në Gjykatën Kushtetuese për ta dërguar në Strasburg. Kurse kjo mafioze që nuk njeh ligj apo Kushtetutë, shkon dhe merr dosjen në Gjykatën e Lartë dhe nuk ia jepte avokatit për të bërë procesin gjyqësor. Dhe këta keqpërdoren pastaj. A mund të quhet prokurore kjo? Se çdo prokuror, çdo njeri i drejtësisë është i vetëkuptueshëm që duhet të zbatojë me përpikmëri ligjin, por një nga të drejtat më themelore të një njeriu është të ketë një proces të drejtë gjyqësor. Dhe procesi i drejtë gjyqësor, kalon jo fitoi apo nuk fitoi gjyqin, por kalon në shkallët e gjyqësorit deri në Strasburg. Por për përfaqësuesen e Suel Çelës, përfaqësuesen e Taulant Ballës, përfaqësuesen e bandave, ky ligj nuk ka vlerë. Ndaj dhe kjo i shërben Edi Ramës si mercenare. Pra, nuk jemi ne, nuk jam unë. Do flas për gjykatësen po të duash, për atë që është emëruar kryegjykatëse sot. Do t’i dëgjoni, po nuk jam për këto çështje këtu.

Po dua të them se kur Edi Rama shërbehet me eksponentë të tillë të botës së krimit, me eksponentë që shkelin ligjet organike dhe kushtetuese të vendit, çfarë pret t’i themi ne?

Si mund të pranohen vendime apo veprime të këtyre që nuk ka epitet që nuk meritojnë?

Arben Kraja, duket e ditur se është larguar si hetues i Sigurimit nga sistemi i drejtësisë, me një iniciativë personale të Sali Berishës për ligjin, nuk mund të merrte, po të mos kishte ngelur ai që ka qenë.

Ligji i sotshëm nuk e lejon atë të jetë në SKAP. Ka një nen ligji, por ai është ai aty dhe kryesoi edhe SKAP-in.

Millonai, po të kishte minimumi, po të mos ishte byk, ndërgjegje profesionale dhe njerëzore, por pikërisht se janë të verbuar nga hakmarrjet e vjetra, marrin dhe mendojnë se do më impresionojnë mua. Aspak. Se këtu është Edi Rama. Çfarë janë Arben Kraja dhe Mellonai? Është Edi Rama.