Një intervistë shumë detajuese dhënë për revistën “Paris Match”, Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron ka zbuluar shumë nga jeta e saj private. Ajo ka rrëfyer edhe dyshimet që kishte për zyrtarizimin e lidhjes së saj me Emmanuelin, 25 vjet më të ri.

Në një rrëfim të rrallë personal, 70-vjeçarja shpjegoi se e shtyu martesën me Macron për gati një dekadë sepse kishte frikë se kjo do të shkatërronte jetën e fëmijëve të saj, të cilët janë rreth të njëjtës moshë me Macron. Macron ishte 15 vjeç kur ra në dashuri me Brigitte, e cila asokohe ishte e martuar. Brigitte jepte mësime për dramë në shkollën katolike dhe vajza e saj ishte shoqe klase e Macron.

“Kjo mori dhjetë vjet. Mund ta imagjinoni se çfarë po dëgjonin fëmijët, por nuk doja të humbisja rastin për të jetuar e lumtur”, tha ajo. “Romanca” e nisur mes tyre u konsiderua skandal në provincë. Si rezultat, prindërit e Emmanuel Macron e dërguan atë në Paris për të ndjekur një shkollë tjetër, por dëshira e tij për të qenë me mësuesen mbetën të gjalla brenda tij.

Ajo pranoi se në atë kohë i tha vetes se Emmanuel do të takonte dhe do të dashurohej me një grua të moshës së tij teksa ishte në Paris, por kjo nuk ndodhi. Djali i Brigitte është tre vjet më i madh se Macron dhe vajzat 46 dhe 39 vjeç sot janë mjaft afër në moshë presidentin francez. Çifti më në fund u martua në vitin 2007, pas divorcit të Brigitte nga burri Andre-Louis Ozier.