Nga Kimete Berisha

– Kur e kam bindur babën tim që ta votoj Albinin, më ka thënë:

‘Bijë, ne jemi të Drenicës, ti e di se neve na e kanë inat, ne duhet ta mbajmë njëri-tjetrin’.

– Në vend të
përgjigjes ia kam dhënë emrat që duhet t’i votonte:
E para Saranda, e dyta Vasfija; e treta Adriana, e katërta Donika, i pesti: Vitija.

– Me nanën kollaj.
Ajo nuk ma ka prishur qejfin.

Prandaj, unë i dua ata që më ‘lëmojnë’.

Unë e di që ajo dashuri ‘me lëmime

s’është e vërtetë (është zbukurim

i dashurisë),

por aq magjike më duket ajo ndjenjë, sa që e jap të vërtetën për të, përkohësisht.

S’janë as 3 veta që më

marrin me të mirë ‘më lëmojnë’, fati im, se isha shkrirë.

– Më pëlqen të

shkrihem, e jo të thyhem.

– Sipas Shopenhauer-it, mua më pëlqen të zvogëlohem, se vetëm kur më ‘lëmojnë kokën’, ma ulin kokën.

Dhe vetëm kur e ulë kokën e ndjehem e vogël – unë ndjehem mirë.

– Atëbotë, kur unë e çova peshë Mitrovicën dhe diasporën për Albin Kurtin, ai nuk kishte sekrete.

– Lëre që nuk kishte sekrete, por ua interpretonte të gjithë kundërshtarëve edhe mendimet më të errëta.

– Prandaj, më pëlqente.

Se dukej: shkollar por bandit;

intelektual por rebel;

filozof por popullor;

më pëlqente se dukej edhe arrogant i krisur, i lirë, më i lirë se çlirimi.

– Dhe Liria e bënte lider.

Unë i besoja shumë.

Tash, ku je?

Nuk të gjej.

– E ka zbutur pushteti (ata që të lëmojnë – të zbusin), e shoh që mban sekrete me Serbinë, me evropianët, me krejt mëhallat e botës, e veç popullin e tij e privon nga e drejta për ta ditur fatin e tij, shkruar nga orakulli i Delfit.

A është e mundur?

Është e mundur.

E shihni vet, me Aleksandër Vuçiqin e mban sekret fatin e Kosovës në Asociacion.

– Albini u bë truproje e sekretit të

përkohshëm, se ky sekreti i draftit të

Asociacionit është sekret publik, sekret qesharak, i ndarë me krejt botën, përveç me t’shtëpisë….

se sikur të ishte sekret i përhershëm, nuk do t’i binte hise këtij.

– S’ka gajle që s’është fer, por nuk është punë e mençur të kesh sekrete.

Sekreti ta turbullon mendjen.

Sekreti të rrudhë.

Sekreti të bën të dyshimtë.

Sekreti ta humb kreativitetin.

Sekreti është tregues se Ti s’je i lirë.

Sekreti është i pamoralshëm.

– I ke parë ato gratë

e burrat e zënë në dy-a më shumë afera (ata i quajnë

dashuri se janë të

mjerë, nuk e dinë se dashuria është e lirë, nuk duron pushtet, nuk duron errësirë, nuk duron sekrete.

….

Të ishte mollë e ndaluar – dashuria do të ishte mëkat…

Po si mund ta dijë

çka është dashuria njeriu i robëruar, i bodrumeve, i territ,… e i fshehtësive).

– I urrej sekretet…dhe befasitë.

Sikur ta kisha një sekret, nuk do të mund të

shkruaja të vërtetën, se për ta thënë të vërtetën duhet të

jesh i lirë…

e sekreti të frikëson, të

shantazhon, të

dirigjon…

Prandaj, Liria indkviduale vjen nga pastërtia.

– Albin!

Ti duhet t’ia tregosh shoqes tënde (që nuk i gjendet shoqja), draftin e Asociacionit, jo për hatrin tim, por për të mirën tënde.

Ti nuk je truproje e sekreteve të

përkohshme.

Ata që kërkojnë nga ti t’ua ruash sekretin kundër popullit tënd, ata janë ‘askushi’, nuk janë liderë!

– Se asnjë opozitë, asnjë kundërshtar, asnjë armik nuk të ka dëmtuar më shumë se sa gabimi yt që ke pranuar të ndash sekrete me Aleksandër Vuçiqin, fshehur popullit tënd.

– Është grackë qesharake kjo, që të bën të përdorshëm, sepse as sekret nuk është, që

thashë…

sekreti të lidh me errësirën përgjithmonë, e në rastin tënd sekreti është fals.

– Anipse e kam

ditur se shumë gjatë

do të jesh në pushtet, unë kam shkruar pa pushim kundër teje (shpesh e kam tepruar, e di)…

sepse vërtetë të kam

besuar dhe vërtetë, me loçkë të zemrës jam zhgënjyer. …

Dhe e kam

paguar shtrenjtë, në atmosferën e një

vetmie kozmike.

– Unë ende jam aty ku kam qenë – shpesh vuaj, por Liria individuale më shëron!

– S’di qysh…..ndodhi.., mbeta një idealiste budallaqe që kurrë s’u mbush mend!

– Por, ne mund të pajtohemi, nëse

i përmirëson sjelljet.

– Dhe një ditë baba më tha:

Krejt – krejt, por Donikën pse më the ta votoj.

Kësaj here iu përgjigja:

– Sepse gjithmonë më kanë mashtruar, Miftar (se unë kur hidhërohem i thërras njerëzit me emër e mbiemër).- Por unë asnjëherë në jetë askënd nuk e kam mashtruar.

Sepse, jam e lirë.

P.S. 25.11.2023.

Borë.

Sikurse gjuha e gojës, asnjë fjollë bore nuk është e njëjtë me tjetrën.

Kjo më jep pak ‘shpresë të ftohtë’, si ‘sarkazma e thatë’

që kurrë nuk arrij ta kuptoj.

– Për dashuri do t’ju shkruaj pasdite.

Se përveç

krizës së besimit, po e kaloj edhe një krizë të dashurisë.

Jam e pafajshme.

– Nëse dal ta kërkoj Zotin që

më ka humbur përpara syve, kam frikë se do ta humb rrugën e s’do të dijë të kthehem në shtëpi.

– Një fustani kuq po thahët mbi telat e ngrohjes.

– Rrotat e dimrit i kam në hotel.

– Në prehër e kam librin e Veli Karahodës ‘Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit’.

Por, e ndala leximin tek faqja 120, veç për një fjalë..

(Ky shkrim u shkrua për së dyti, sepse herën e parë shkrimi m’u ‘zhduk’ para syve…

Veç kush e ka provuar e di çfarë po ndjej, e meqë jam fillikat vetëm, e s’pata kujt t’i qahem…

nuk guxova t’i gjuhem vetes.

/oh, jo. mos. të lutem…jooo…

e lypa në notes, nuk e

gjeta, e qita një kafe…

u mërzita pak dhe e shkruva prej fillimit, e vetëdijshme

se ‘dy herë nuk hyhet në të njëjtin lum’).

– Ju dua -Ju urrej!