Ambasadori i Izraelit në Greqi, Noam Katz ka theksuar se në situatën në të cilën ndodhet lufta, nuk mund të ketë një armëpushim.

Ai është shprehur se mund të ketë një ndërprerje të përkohshme të sulmeve, për ndihmat humanitare ose për lirimin e pengjeve, por nuk mund të ketë një armëpushim.

Gjithashtu në fjalën e tij në Samitin e 7-të në Selanik, ai është shprehur se qëllimi është të shkatërrojnë Hamasin.

“Ne do të sulmojmë Hamasin, lufta nuk do të mbarojë kaq shpejt. Sulmet e Hamasit kanë treguar edhe agresivitetin e tyre. Ata duan të shkatërrojnë shtetin e Izraelit. Kjo organizatë terroriste duhet të shkatërrohet”, ka thënë ndër të tjera ai.