Komisioneri Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, deklaroi se Shqipëria vijon të bëjë progres me reformat.
Ai theksoi se synimi është që deri në fund të këtij viti të hapen negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë.
“Shqipëria si vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në”, kështu shkruan Varhelyi në platformën “X”.
“Synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin e Parë”, vijon më tej postimi.