Ministri I Brendshëm Taulant Balla reagon lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Dritan Rexhepi.
“Forca e ligjit do të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Arrestimi i personit më të kërkuar nga drejtësia shqiptare Dritan Rexhepi, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të një sërë agjencish ligjzbatuese nga disa vende partnere, është një rezultat i rëndësishëm. Ditën e hënë do të takohem në Lion me drejtuesit më të lartë të Interpol për ta çuar në një nivel tjetër goditjen e krimit të organizuar,” shkruan Balla në një postim në Facebook.