Komisioni i Prokurimit Publik të Republikës së Shqipërisë për herë të parë bëhet vend anëtar me status vëzhguesi i Organeve Shqyrtuese të Prokurimit Publik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Në takim e 13 të Organeve Shqyrtuese të Prokurimit Publik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe vitin e pestë të themelimit të tij, Rrjeti i Organeve Shqyrtuese të Prokurimit Publik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe Komisioni Europian pasi vlerësuan përpjekjet reformuese të KPP-së në drejtim të përmirësimit të sistemit të shqyrtimit të ankesave në shqipëri, rritjes së transparencës dhe llogaridhëniës, morrën vendimin për ta ftuar KPP të bëhej anëtar vëzhgues i këtij Rrjeti.
Kjo ftesë vjen në të njëjtën kohë kur dhe Komsioni Europian në Raportin e tij të Vitit 2023 për Shqipërinë thekson arritjet në të gjitha fushat ku ka bërë përparim Komisioni i Prokurimit Publik, si nga ana e përshtatjes së kuadrit ligjor me atë europian, përmirësimin e sistemeve, transparencës, ndërmarrjen e reformës për ligjin e ri për prokurimet publike, trajnimin e stafit dhe plotësimin e vendeve vakante.
Kryetari i KPP-së z. Jonaid Myzyri, në fjalën e tij falenderoi vendet anëtare dhe Komisionin Europian për këtë vendim që në të vërtetë është një vlerësim i punës së kryer në këto vite për ta shndëruar Komisionin e Prokurimit Publik në një institucion me standarte europiane.
Z. Myzyri theksoj se Shqipëria ka bërë përparime të konsiderueshme në vitet e fundit në përputhje me praktikat ndërkombëtare të prokurimit publik, ku është punuar shumë për të krijuar një mjedis prokurimi të hapur, konkurrues dhe të drejtë, që inkurajon inovacionin dhe zhvillimin ekonomik. Kjo përpjekje është në përputhje me angazhimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe, natyrisht, me principet e mirëqeverisjes.
Ai gjithashtu i informoj anëtarët e Rrjetit të Organeve Shqyrtuese të Prokurimit Publik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe për krijimin e Rrjetit të Organeve Shqyrtuese të Prokurimit në Evropën Juglindore, ku bëjnë pjesë shtete si: “Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Romania, Sllovenia dhe Turqia”, ku Shqipëria kishte kryesinë e Rrjetit për vitin 2022.
Në takimit e 13 të mbledhjes së Rrjetit agenda përfshinte prezantimin e sistemeve spanjolle dhe greke të rishikimit të prokurimit publik, azhornime mbi jurisprudencën e Gjykatës së Drejtësisë në fushën e prokurimit publik dhe organeve shqyertuese, si dhe trajtimin e legjislacionit sektorial të BE dhe ndikimin e tij në procedurat kombëtare të prokurimit publik. Gjithashtu u analiza dhe puna e Rrjetit në vitin e tij të 5-të dhe planet për të ardhmen.
Pjesëmarrja në Rrjetin e Organeve Shqyrtuese të Prokurimit Publik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian përbën për KPP një mundësi të mirë për të shkëmbyer informacion dhe ndarë ekperienca me vendet pjesëmarrëse si dhe për të krijuar bashkëpunim midis institucioneve partnere.
Në vitin 2017, Komisioni Europian krijoj Rrjetin e Organeve të Rishikimit të Prokurimit Publik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, si një nismë partneriteti me mbështetje të fortë nga shtetet anëtare dhe palët e interesuara. Si pjesë e Strategjisë së një Tregu të Vetëm, Komisioni Europian i inkurajon këto Organe të Rishikimit të Procedurave Publike për të bashkëpunuar, për shkëmbim informacioni dhe zbatimin e praktikave më të mira.
Qëllimi i Rrjetit është të inkurajojë bashkëpunimin në mbështetje të funksionimit efikas të organeve kombëtare të rishikimit. Fushat e diskutimit në këtë Rrjet përfshijnë shkëmbime të informacionit, sa i përket sistemeve kombëtare, praktikat e mira, identifikimin e nevojave dhe sfidave, zhvillimin e zgjidhjeve të përbashkëta dhe përmirësimin e qeverisjes përmes përdorimit më të mirë të të dhënave dhe digjitalizimit.