Aktori i njohur i humorit, Zef Deda është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Humoristi shkodran vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.
Aktori do të përcillet nesër për në banesën e fundit, ndërsa homazhet do të mbahen në teatrin “Migjeni” në Shkodër.
Ndërkohë, djali i tij, Julian Deda ka reaguar në rrjetet sociale, duke vendosur dhe një fiongo të zezë në shenjë zie.