Shqipëria tha se do të ofrojë një plan në Forumin e Paqes në Paris për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza, përpara se ai të dalë jashtë kontrollit, sipas AP.
Zyra e kryeministrit shqiptar, Edi Rama tha sot se vendi qëndron me vendosmëri krah Izraelit kundër Hamasit, por gjithashtu i bën thirrje Izraelit të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.
Plani kërkon që, në këmbim të një armëpushimi të menjëhershëm nga Izraeli, Liga Arabe dhe Turqia të garantojnë lirimin e pakushtëzuar dhe të sigurt të të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi.
Izraeli më pas do të tërheqë të gjitha forcat e tij nga Gaza, me një forcë ndërkombëtare të udhëhequr nga Liga Arabe që do të merrte kontrollin për të lehtësuar rindërtimin dhe kalimin e qeverisjes nga Hamasi te Autoriteti Palestinez.
Rama tha se duhet të organizohet një konferencë ndërkombëtare e donatorëve për të rifinancuar rindërtimin e Gazës.