Policia e Tiranës akoma nuk ka identifikuar autorët e plagosjes me armë mbrëmjen e së enjtes të 46-vjeçarit Agim Hida në kryqëzimim e Bathores. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa Hida ka marrë 2 plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Policia e Tiranës akoma nuk ka identifikuar autorët e plagosjes me armë mbrëmjen e së enjtes të 46-vjeçarit Agim Hida në kryqëzimim e Bathores. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa Hida ka marrë 2 plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai ka qenë i ulur në lokalin aty pranë kur një prej autorëve që lëvizinin me motor e qëlluan me armë nga një distancë e afërt duke e lënë të plagosur.

Policia nuk ka ende një pistë konkrete për ngjarjen, por verifikimet kanë nisur për të kaluarën e vëllait të tij, pasi disa vite më parë është akuzuar se ka kryer një vrasje në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Grupi hetimor pritet të marrë në pyetje 46-vjeçarin Hida për të sqaruar rrethanat dhe që mund t’i ndihmojë në zbulimin e autorëve.

Në komisariatin nr. 5 janë shoqëruar vetëm dëshmitarë okularë dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, por pa dhënë ndihmë në hetime.