Ditën e sotme është firmosur marrëveshja e përbashkët mes 3 ministrive, asaj të Brendshme, të Turizmit dhe Shëndetësisë për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla tha se marrëveshja parashikon dakordësim për ndalimin e zhurmave nga lëndër piroteknike apo fishekzjarrët. Ai tha se duhet që policia të zbatojë rregullin për personat që hedhin fishekzjarrë në mesnatë për festa familjare.
“Dakordësim për zhurmat në mjedise të përbashkëta mes tri ministrive. Problematikat janë të mëdha, lëndët piroteknike njollë e zezë qeë kërkon zgjidhje sipas përgjegjësive. Zhurmat në mjedis, shqetësim për rendin e sigurinë dhe cënojnë imazhin e Shqipërisë në turizëm. Kjo marrëveshje, bazuar në kuadrin rregullator dhe rregullave të OBSH. Policia, përgjegjëse për ata që emetojnë zhurmë mbi nivelet e lejuara kufi. Duhet të perfundojë e të zbatohet rregulli nga policia për fishekzjarret nga persona në mesnatë nga festat familjare. Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake, kontrolle intensive dhe do të ndëshkojnë me gjobë operatorët privat e ekonomike dhe qytetarët. Gjobë deri te mbyllja e aktivitetit për subjektet”- u shpreh Balla.