Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në Gramsh ku inspektoi punimet për ndërtimin e urës në fshatin Kukur.
Balluku u shpreh se, “kjo është një ndërhyrje e rëndësishme, e cila zgjidh një problematikë të hershme, duke iu shërbyer afro 1600 banorëve në fshatrat Kukur, Rashtan e Rovien, të cilët do të mund të aksesojnë më shpejt e më lehtë qytetin e Gramshit”.
Zv/kryeministrja Balluku siguroi se, “do të vazhdojmë t’iu shërbejmë qytetarëve, në çdo cep të vendit, përmes ndërhyrjeve të cilat lehtësojnë jetesën e tyre”.