Sa i takon lidhjeve kriminale i jepen kompetenca të njëjtit autoritet, që në bashkëpunim me SPAK, me BKH-në, me shërbimet inteligjente të vërtetojnë nëse një politikan gënjen, apo thotë të vërtetën kur deklaron çdo vit me detyrim, se nuk kontakte të papërshtamtshme, thënë ndryshe kontakte me botën e krimit të organizuar. Ky është një model, që mundëson që politikanët shqiptarë t’i nënshtrohen të njëjtit kontroll që i nënshtrohen sot magjistratët, pra gjyqtarët/prokurorët, po kështu dhe punonjësit e policisë dhe të Gardës së Republikës” Lulzim Basha këto ditë ricikloi një ide e vjetër, duke sfiduar Parlamentin dhe palët e tjera politike, nëse do e miratojnë apo jo një draft, që ndëshkon politikanët, njësoj si gjyqtarët, që kanë bërë korrupsion apo kanë lidhje me personazhe të botës e krimit, apo njerëz që kanë lidhje me ta.
Një ditë më pas, pra të martën, Basha përmes rrjeteve sociale, njoftoi disa takime në Laç e në Kurbin. Një prej tyre ishte dhe një familje kurbniase, ku mes të tjerëve, merrte pjesë dhe babai i një prej personazheve të botës së errët, Ervis Martinajt. Lulzim Basha dhe i ati i Marinajt, shihen duke biseduar lirshëm me njëri-tjetrin.
I ati i Martinajt është një njëri i lirë, pa probleme me drejtësinë dhe mund të takoj çdo njeri, por që pyetja shtrohet është për Lulzim Bashën, si politikanin që zotohet se do të luftojë politikanët që kanë bërë pasuri përmes akteve korruptive dhe lidhjeve me bandat e krimit. Nëse ai thotë, që drafti i tij, është në parashikime i njëjtë me atë të vettingut të gjyqtarëve e prokurorëve, a mund të quhet dhe ky takim, i papërshtatshëm? Vettingu i gjyqtarëve thotë se kontakte direkte apo indirekte me të dënuar apo të afërm të të dënuarve, automatikisht i heq nga sistemi. Nëse aplikohet i njëjti standard dhe për politikanët, pas këtyre fotografive publike në rrjetin e tij, edhe Lulzim Basha nuk duhet të jetë në politikë. ABC News kërkoi një reagim zyrtar nga PD lidhur me këtë foto, dhe faktin që vettingu nëse do të aplikohej skualifikon politikanët për të tilla takime, por në vend të përgjigjes Lulzim Basha shpërndau një video sërish në facebook, për të treguar sa mirë është pritur drafti i tij që as vetë nuk e zbaton nga qytetarët.