Elon Musk ka lançuar një chatbot me AI të quajtur Grok në faqen e tij të mediave sociale X, dikur Twitter, por deri më tani është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur. “Në disa aspekte të rëndësishme, është më e mira që ekziston aktualisht,” postoi ai në X, përpara publikimit të tij.

Musk u mburr se Grok “e do sarkazmën” dhe do t’u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”. Gjithashtu Musk tha se Grok do t’i përgjigjet “pyetjeve pikante që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI”. Në një demonstrim të mjetit të ri, të postuar nga Musk , Grokut iu kërkua një udhëzues hap pas hapi për prodhimin e kokainës. Ai u përgjigj “vetëm një moment ndërsa po bëj recetën… sepse unë do t’ju ndihmoj plotësisht me këtë”, dhe renditi informacione të përgjithësuara dhe jo të përdorshme, të kombinuara me sugjerime sarkastike, përpara se të paralajmëronte kundër ndjekjes së idesë. Mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale si Grok janë kritikuar gjerësisht për përfshirjen e gabimeve themelore ndërsa duken shumë bindëse në stilin e tyre të të shkruarit. Ekipi pas Grok xAI u lançua në korrik, duke u mbështetur në talente nga firma të tjera kërkimore të AI. Është një kompani e veçantë, por e lidhur ngushtë me ndërmarrjet e tjera X të Musk dhe firmën e makinave elektrike, Tesla.

Në fillim të këtij viti, Musk tha se donte që versioni i tij i AI të ishte “një AI maksimale e kërkimit të së vërtetës që përpiqet të kuptojë natyrën e universit”.
Musk tha se një avantazh i madh i Grok ishte se ai kishte akses në informacione të përditësuara nga platforma X, gjë që e veçonte atë nga versionet e disa rivalëve, megjithëse përgjigjet gjithnjë e më të përditësuara janë të disponueshme për klientët që paguajnë. Grok është aktualisht në një format provë ose “beta”, por më vonë do të jetë i disponueshëm për abonentët me pagesë të X. Musk tha vonë të dielën se chatbot do të “ndërtohet në aplikacionin X dhe do të jetë i disponueshëm si një aplikacion i pavarur”.