Bashkia Lezhë në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri dhe Qendrën për Zhvillim Komunitar “Sot për të Ardhmen”, organizoi tryezën e rrumbullakët vendore të bashkëpunimit ndërinstitucional për drejtësinë për të mitur.
Ky takim synon të rrisë bashkëpunimin ndërinstitucional ndërmjet institucioneve që ofrojnë shërbime në nivel vendor dhe atyre të sistemit të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit.
Sipas kryetarit të bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu takimi ka në fokus zbatimin e Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, Strategjisë Kombëtare të Drejtësisë për të Mitur, dhe draft-marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë Lezhë.
Ndreu vlerësoi se pjesëmarrja dhe angazhimi serioz i të gjithë aktorëve konfirmon një hap drejt suksesit në këtë drejtim.