Në një intervistë të dhënë për The Times, David Beckham ka folur për negociatën që ka çuar Lionel Messi tek Inter Miami:

“E kemi ditur gjithmonë se do të kishte konkurrencë. Momenti në të cilin jam shqetësuar pak ka qenë kur Barcelona ka shfaqur interesin për Mmessi-n.

“Barça sigurisht që ka goditur në shenjë dhe Leo nuk ka patur lamtumirën që do të kishte merituar nga Barcelona. Ja pse ka qenë hera e vetme që kam pasur frikë se mund të mos vinte tek Inter Miami.

“Megjithatë, kam bërë gjithçka ishte e mundur për të marrë telefonatën e tij që konfirmonte se do të vinte te ne”.

David Beckham a folur edhe për të ardhmen e argjentinasit, i cili ka një kontratë me klubin amerikan deri më 31 dhjetor të 2025-ës:

“Nga dita e parë, Messi ka qenë lojtari i ëndrrave që doja të merrja në Miami. E shikoj me uniformën tonë, e shikoj të stërvitet dhe të luajë dhe akoma nuk më besohet që e kemi në ekip”.

“Duam ta mbajmë për të të tërhequr lojtarë dhe të marrim pjesë në zhvillimin e klubit dhe futbollit në Amerikë. Mendoj se do të jetë shumë argëtuese për të siç ka qenë për mua gjatë gjithë kësaj kohe”.