Ka përfunduar seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj.
Për gazetarët jashtë GJKKO-së Beqaj nuk pranoi të fliste por tha vetëm “Do flas një herë tjetër’.
Beqaj u mor edhe në pyetje, ndërsa në SPAK është paraqitur 30 minuta para, në orën 11:30, i shoqëruar nga avokatët e tij.
Masat e sigurisë për Beqajn u miratuan nga Gjykata e Posaçme më 16 nëntor, bazuar në kërkesën e prokurorisë. Deri tani nga hetimi i SPAK ai është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.