Ish-konkurrenti i “Për’Puthen”, Beart Rexhepi, i cili bëri bujë me trekëndëshin e dashurisë me Tea Trifonin dhe Andi Shehun, është bërë baba për herë të parë.
Partnerja e tij ka sjellë në jetë vajzën e tyre, pak ditë pasi çifti kurorëzuan dashurinë në martesë.
Lajmi është publikuar nga vetë Beart Rexhepi i cili ka publikuar foto me vogëlushen e tij, të cilës ende nuk ia kanë zbuluar emrin.
“Momentin që pashë sytë e ty dhe shtrëngove gishtin tim me dorën tënde të vockël, ma more zemrën përgjithmonë, drita ime, princesha ime”, shkruan ai, krahas imazhit ku mban vajzën në krahë.
Ish-partneri i Tea Trifonit dhe gruaja e tij kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre të dashurisë disa ditë më parë.
Beart Rexhepi postoi foto në rrjetin social Inastagram nga ceremonia e martesës, ku shfaqej i veshur me kostum të zi, ndërsa partnerja e tij me fustan të bardhë dhe kurorë në kokë.
Gjithashtu ish-konkurrenti i Për’Puthen publikoi video në makinë ku dyshja duken shumë të lumtur teksa shoqëroheshin edhe nga familjarët e tyre në makinë duke kërcyer dhe kënduar me këngë dasme.
Beart Rrexhepi rigjeti dashurinë disa muaj pasi u ndarjes nga ish-konkurrentja e Për’puthen Tea Trifoni.
Pasi konfirmoi lidhjen me të dashurën e tij, Bearti zbuloi se ai dhe vajza që i ka vjedhur zemrën së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku. Çifti do të mirëpresin së shpejti në jetë një vajzë.
Për nga mënyra si u zhvillua, lidhja e Beartit me Tean bëri një bujë të madhe në rrjet, sepse disa ditë pasi doli çift me Andi Shehin nga spektakli i dashurisë, fotot e tyre së bashku duke kaluar pushimet në një hotel bënë xhiron e rrjetit.
Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi ishin një ndër çiftet e “Për’puthen” që shkaktuan shumë zhurmë dhe reagime nga ana e publikut.
Nuk kaloi shumë kohë që ish-çifti ti jepnin fund lidhjes së tyre, ndërsa pas disa muajsh ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale konfirmoi romancën me partneren e tij aktuale.
Nga ana tjetër, ndryshe nga ky i fundit ish-partnerja e tij mesa duket akoma nuk e ka hedhur prapa krahëve këtë histori, pasi deri më tani nuk ka konfirmuar që është në një lidhje.