Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një fjalim ndryshe nga herët e tjera. Ai sot është shfaqur në dritaren e Kuvendit, duke akuzuar kryeministri Rama se nuk po lejon zhvillimin e mbledhjes së grupit parlamentar të PD.

Berisha tha se ky është vetëm fillim, ndërsa e paralajmëroi Ramën se opozita nuk do të tërhiqet nga aksioni i saj.

“Kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti deputetët nuk janë ndaluar kurrë përsa kohë kanë qenë deputetë që marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar. Frika dhe tmerri i Edi Ramës bën që ai të urdhërojë Lindën në aktet me antikushtetuese. Deputetët nuk përjashtohen, përveçse nga mbledhja e grupit të tyre. Kjo salla është salla e mbledhjeve të grupit parlamentar të PD. Rama ka tmerr nga mbledhja e grupit parlamentar të PD.

E garantoj Edi Ramën se ky është vetëm fillim., Deputetët dhe opozita nuk tërhiqen. Ti po tregon fytyrën tendë”, tha Berisha.