Çifti i shumëpërfolur i showbizzit shqiptar, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë bërë prindër për herë të dytë, duke u shtuar me një djalë.

Si një bekim në jetën e tyre familjare dhe si fundi i çdo lutje, çifti e kanë quajtur djalin Amen.

“Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyllen dhe ditet e pritjes tende Amen!!! Ashtu qoftë, eshte kuptimi i fjales Amen, ne dakortesi me Zotin per ty, ashtu qofte! Per cdo Haleluja ka nje Amen, per ty Amen ka nje Haleluja!”, shkruan Besi në rrjetet e tij sociale.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj vendosi që për shumë muaj ta mbante jashtë vëmendjes shtatzëninë e saj të dytë, e madje u përfol për një krizë mes çiftit. Por tashmë çdo thashethem është lënë pas krahëve, dhe familja e tyre është bërë më e madhe me Ajkën dhe Amen.