Këngëtari i njohur, Blero që kur ka nisur rrugëtimin e tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova është kthyer në një prej personazheve më të komentuara.
Gjatë kësaj periudhe, autori i “Fotografia”, i cili muaj para hyrjes në BBVK ka konfirmuar lidhjen e re të dashurisë, në shumë raste ka folur për partneren e tij.
Ai ka vazhduar të shpreh dashurinë për të edhe në një diskutim të fundit me banorët, teksa po qëndronin bashkë në oborrin e shtëpisë.
Blero e ka përshkruar dashurinë e tyre si ‘në filma’ duke thënë se për të nuk ekziston askush tjetër përveç saj.
“Unë me të dashurën time kam me të vërtetë dashuri të filmave, 45-vjeç jam dhe e dashuroj aq shumë, nuk është normal, asgjë nuk krahasohet me të, as afër nuk i vjen, nuk e shoh askënd përveç saj”, ka thënë Blero mes tjerash.
Theksojmë që për dallim nga dy martesat paraprake që ishin mjaft publike, Blero këtë herë ka vendosur që të dashurën e re të mbaj larg vëmendjes duke mos zbuluar identitetin e saj.
Por, përkrahja e saj për këngëtarin nuk ka munguar përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.