Sali Berisha, përveçse nën hetim nga SPAK për çështjen e kompleksit “Partizani”, është i njohur edhe për shpifjet që poston në Facebook. Bllofi i radhës ka ndodhur dje, kur Berisha ka postuar një video të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me kryetarin e Bashkisë së Veronës, Damiano Tommasi, një ish futbollist i njohur i Romës dhe Italisë, ish kampion i Serisë A, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Përveç kryebashkiakut Tommasi, si ish futbollist i kombëtares italiane, i ftuar nderi për të ndjekur live ndeshjen Shqipëri-Ishujt Faroe, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Viçencës, Giacomo Possamai, të cilët zhvilluan një vizitë dy ditore në Tiranë, ku u takuan edhe me kryebashkiakun Veliaj.
Ndërkaq, kryebashkiakët Tommasi dhe Possamai janë takuar pas ndeshjes në ambientet e stadiumit edhe me sipërmarrës e investitorë shqiptarë, për të parë mundësi për investime mes Italisë e Shqipërisë, një praktike normale për gjithë delegacionet zyrtare që vizitojnë vendin tonë.