PËRMET– Njëzet e tre turistë nga Franca, Çekia dhe Polonia janë bllokuar për disa orë rresht në vend parkimin e mjeteve pranë Kanionit të Langaricës në Përmet.
Dalja e menjëhershme e lumit ka “pushtuar” këtë zonë duke izoluar turistët të cilët kanë lajmëruar grupet e emergjencave civile.
Nga të dhënat zyrtare të prefekturës Gjirokastër mësohet se në ndihme të tyre kanë shkuar forcat e policisë së rendit, repartit zjarrfikës, policia bashkiake si dhe grupi i urgjencës shëndetësore.
Gjatë operacionit që u zhvillua në orët e para të ditës se sotme, nuk pati asnjë të lënduar ndërsa të gjithë turistët u akomoduan në hotele të ndryshme te qytetit.