Në konferencën në prag të ndeshjes me Moldavinë Sylvinho komentoi edhe mos grumbullin e sulmuesit të Chelsea, Armando Broja.

“Broja duhet të marrë kohën e tij, po bën 11 muja që nga dëmtimi. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, por duhet të respektojmë së pari shëndetin e tij.

Është një situatë ndryshe nga Mihaj, Ne I monitorojmë lojtarë. Broja po bën 11 muaj nga dëmtimi i tij, shumë i rëndë, nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Chelsea ka bërë 14 ndeshje dhe Broja nuk është grumbulluar në asnjë prej tyre. Ka nevojë për kohën e duhur që të rikthehet sa më mirë në fushën e lojës, pas një periudhe kaq të gjatë,” u shpreh ai.

Shqipëria kryeson Grupin E dhe I duhet vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin në finalet e Euro 2024. Kuqezinjtë kërkojnë të vulosin biletën që në transfertën e 17 nëntorit kundër Moldavisë, për ta kthyer në festë sfidën e fundit që do të luajnë kundër Ishujve Faroe më 20 nëntor në “Air Albania”.