Kryeministrja italiane Giorgia Meloni e ka cilësuar historike marrëveshjen për emigrantët me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Marrëveshja është historike dhe sepse mund të bëhet për kombet e tjera, model i bashkëpunimit mes vendeve të BE-së dhe vendeve të treta”

Permes një mesazhi Meloni ka sqaruar edhe italianët për përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje.

“Protokolli përcakton që Shqipëria t’i japë Italisë zonat ku mund të ndërtohen dy struktura. Njëra do të jetë qendra e parë e pritjes në port dhe në zonën më të brendshme do të ketë një strukturë të dytë në modelin e një kampi”

Meloni ka kthyer përgjigje edhe ndaj akuzave të opozitës italiane e cila e ka konsideruar strehimin e refugjatëve në Shqipëri si një deportim.

“Nuk mund të argumentohet se ne deportojmë njerëz në Shqipëri”. Ata që nuk janë dakord mund të thonë çfarë të duan, por nuk mendoj se dikush mund të pretendojë se ne synojmë të dëbojmë dike në një vend që është kandidat për në Bashkimin Europian”

Kundërshtarët politikë të Giorgia Melonit janë të zemëruar për marrëveshjen që ajo arriti me Shqipërinë për emigrantët. Partia me e madhe ne opozitem partia demokratike italiane kërkoi që Partia Socialiste e Shqipërisë të përjashtohet nga familja e Partive Socialiste Europiane.