Ngritja e bujtinave nga shqiptarët e kthyer nga emigracioni po kthehet tashmë në një traditë, në të gjithë vendin.
Paolo Gjoka, i kthyer nga emigracioni ngriti bujtinën e tij mbi liqenin e Fierzës, buzë rrugës që të çon në kalatën e tragetit Fierzë-Koman.
Kryeministri Edi Rama, në kuadër të promovimit të turizmit në vendin tonë, ndau sot foto të kësaj bujtine.
“Bujtina Adora, portë mikpritjeje në bjeshkë, në Fierzë të Tropojës, një investim i mrekullueshëm pas rikthimit të pronarëve nga emigracioni në Shqipëri, për të investuar në një zonë ku ajrit të akullt të malit e freskisë së ujit ia shtojnë akoma më shumë lezetin me gatimet tradicionale dhe rehatinë e akomodimit duke e kthyer në pikë referimi për turistët e alpeve gjatë gjithë vitit”, shkruan Rama.
Nga janari deri në tetor, rreth 8.98 milionë turistë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë, duke tejkaluar me 32% shifrat e 2022-shit, që është dhe viti rekord i hyrjeve të vizitorëve të huaj.
Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) të barometrit të turizmit botëror, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për rritjen e flukseve të vizitorëve të huaj (+56%) për muajt janar-korrik 2023. Edhe gjiganti i udhëtimeve “National Geographic” e ka renditur Shqipërinë ndër vendet 30 vendet e botës që duhen vizituar në vitin 2024.