CNN raporton se sipas burimeve të tyre në SHBA, se mund të shpallet sot marrëveshjen për armëpushimin midis Hamasit dhe Izraelit. Palët thuhet se kanë rënë dakord, megjithëse ky vendim është parashikuar prej ditësh. SHBA-ja njoftoi një ditë më parë se marrëveshja Izrael-Hamas është shumë pranë. Ata që e konfirmuan këtë ishin presidenti Joe Biden dhe zëdhënësi i shtëpisë së bardhë. Situata e krijuar tregon se raportet e shumta të bisedimeve, të ndërmjetësuara nga Katari, po përparojnë mirë.
Detajet e një marrëveshjeje të përmbledhur përfshijnë një pauzë shumëditore në luftime, lirimin e 50 pengjeve izraelite dhe një premtim nga Izraeli për të liruar gratë dhe fëmijët palestinezë nga burgjet në vend. Burimet në SHBA shprehen se Katari mund të shpallë zyrtarisht një armëpushim sot, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.