Rithemelimi ka krijuar kaos sot në Kuvend pasi deputetët kanë bllokuar foltoren dhe punimet e Kuvendit.Që në nisje të seancës, demokratët u kanë marrë karriget kolegëve të Partisë Socialiste dhe i kanë vendosur para foltores së Kuvendit.
Me tej nje prej demokrateve i ka kërkuar Fatmir Xhafajat qe te lejohen komisionet hetimore, por ky i fundit ka folur nendhembem, teksa ka thëne: “Po ç’lesh komisionesh hetimore…”Nga ana tjetër gjatë debatit në Kuvend, Bledi Çuçi ka ironizuar demokratët që ishin ulur: Edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë, të rrimë të gjithë në këmbë.
Replikat në Kuvend
Luan Baçi: Me pëlqen profesioni i kameramanit!Fatmir Xhafaj: Ushtroje si profesion….(Tenton te marre karrigen, deputetja Elda Hoti e pengon)Elda Hoti: Jo, jo s’mund ta marrësh!Deputeti i PD: Lejoni komisionet hetimore…Fatmir Xhafaj: Po ç’lesh komisionesh hetimore…Deputeti i PD: Fatmir edhe ti si shokët…Fatmir Xhafaj: S’mund të merrni karriget, çfarë bëni kështu!Sali Berisha: Riktheni të drejtat kushtetuese! Je dhe jurist! Rikthe te drejtat Kushtetuese te opozitës!Luan Baçi: Antoneta do rrini të gjithë në këmbë sot.Antoneta Dhima: Po ta kishit për hallet e qytetarëve, ua bëja hallall.Bledi Çuçi: Të gjithë do rrimë në këmbë, edhe Gjekmarkaj duhet të çohet në këmbë.Eduard Shalsi: Mos qeshni, s’është për të qeshur! Ju kanë dhënë porosi, zbatoni porosinë.Antoneta Dhima: Të votojmë për rritjen e rrogave dhe pensioneve të qytetareve.Luan Baçi: Ti Neta rrite rrogën tende, jo të qytetarëve! Unë e votova kundër!Antoneta Dhima: Ti ke biznese, unë një shtëpi në katin e 5-të kam.Luan Baçi: Biznesin e kam ngritur me ndershmëri me paratë e mia.