Ka nga ata që thonë jo: David de Gea, sipas The Sun, ka refuzuar një ofertë prej 500.000 sterlinash në javë nga Al Nassr.

Sipas së përditshmes angleze, portieri aktualisht pa ekip e ka refuzuar propozimin e klubit saudit për t’u transferuar në Saudi Pro League dhe për t’u ribashkuar me ish-shokun e skuadrës te United, Cristiano Ronaldo.

Spanjolli, pa skuadër që nga vera, luajti 545 ndeshje me Djajtë e Kuq në të gjitha kompeticionet.

Për të, duke parë rendimentin aspak bindës të Andre Onana, është folur në javët e kaluara për një kthim të mundshëm në Old Trafford.