Reshjet e borës kanë zbardhur rrugët e Kosovës mëngjesin e së shtunës. Bora e parë në viset e rrafshëta ka nisur në orët e para të së shtunës, ku në disa zona dëbora ka arritur 10 centimetra.

Edhe pse autostradat kryesore aktualisht janë të aksesueshme, qytetaret u përballet me trafik të rënduar. Bora ka vështirësuar qarkullimin në aksin Prishtine-Pejë, ku në disa raste mjetet kanë përfunduar jashtë rrugës.

Në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë, rrugët kryesore ishin të pastruara por jo edhe ato dytësore. Në fshatin Vragoli, në drejtim të Pejës, janë krijuar kolona të gjata për shkak të bllokimit të disa kamionëve në rrugë.