Kapela e Napoleon Bonapartit dhe rreth njëzet objekte të tjera nga i njëjti koleksion po ekspozohen në Paris përpara shitjes së tyre nga shtëpia e ankandeve Osenat në 19 nëntor.

“Vetëm kapela në vetvete përfaqëson imazhin e Napoleonit në të gjithë botën”, thotë drejtuesi i ankandit Jean-Pierre Osenat.

“Është e jashtëzakonshme sepse sot nuk ka më kapele të tij në duar private. Napoleoni kishte 120 kapele që i bleu nga Poupard dhe sot kanë mbetur rreth njëzet prej tyre. Pothuajse të gjitha janë në muze, kështu që nuk ka më në koleksione private. Nga ana tjetër ka imitime te shumta te kapelave te Napoleonit. Ka shumë kapele fale në qarkullim për vërtetësinë e të cilave mund të jemi të sigurt”, tha drejtuesi i ankandit Jean Pierre Osenat.

Kapela në fjalë është përdorur nga Napoleoni nga viti 1769 deri në 1821. Vlera e saj llogaritet ndërmjet 600,000 dhe 800,000 euros, ndërsa çmimi fillestar në ankand do të nisë nga 500 mijë euro. Objekte të tjera nga i njëjti koleksion, si një medalje Legjioni i Nderi që i përkiste gjithashtu perandorit.