Për të komentuar situatën në të cilën ndodhet opozita, kryeministri Edi Rama tha se nuk ia vlen të humbasësh kohë megjithatë e bëri një koment gjatë Asamblesë së PS në Pgradec. Ai tha se opozitarët vënë gjithmonë kujën prandaj nuk e kuptojnë se po humbasin.
“Është e paimgjinueshme të marrësh kalamaj në klasë të katërt dhe t’u japësh historinë si një histori si lojë e ti thuash janë këta këtej dhe këta këtej. Nga 2013, dhe ti tregosh në 2013 këta fituan këta të tjerët vunë kujën. Në 2015 këta fituan këta vunë kujën.
Në 2017 këta fituan këta vunë kujën. Në 2019, në 2021… Çdo kujë më e çmendur se më përpara. Tani ti pyesësh kalamajt pse këta humbi ngjithmonë dhe këta fitojnë gjithmonë do thonë se këta gjithmonë vënë kujën dhe nuk e kuptojnë pse humbasin.
S’kemi ça u bëjmë. Maksimumi që mund t’u bëjmë është të mos merremi fare me ta. Kur njeriu vë kujën pse tua heqim, vazhdojmë. Ajo që ka rëndësi është që me ne edhe demokratët në rregull janë, flas për njerëzit”