Pas Komisionit të Ligjeve, deputetët e opozitës kanë bllokuar edhe atë të Shëndetësisë.

Mbledhja ka zgjatur vetëm 4 minuta dhe më pas është ndëprerë. Komisioni i Shëndetësisë drejtohet nga deputetja e PD-së, Zheni Gjergji, e rreshtuar krah grupit të Gazment Bardhit.

Deputetja Gjergji e nisi fjalën duke u shprehur se Komisioni po zhvillohet në kushtet e një situate shumë të vështirë, pasi sipas saj, deputetët e opozitës prej më shumë se 1 muaji ndjehen të keqtrajtuar dhe të intimiduar.

“Ky komision është duke u mbajtur në kushtet e një situate shumë të vështirë në Parlament, me deputetët e opozitës, të cilët prej më shumë se 1 muaji ndjehen të keqtrajtuar dhe të intimiduar, të përjashtuar pa asnjë shkak. Shkaku është kërkesa jonë e drejtë për formimin e komisioneve parlamentare. 450 mln euro i vidhen taksapaguesve tanë duke mos marrë shërbime në shëndetësi. Është e drejta jonë si deputetë për të kërkuar një hetim të thelluar parlamentar”, theksoi ajo.