Deputetët e Rithemelimit u futën në Kuvend nga dritarja, pasi Garda nuk i lejoi për shkak se ishin të përjashtuar. Berisha e quajti këtë skenë unike, për të cilën thotë se deputetët u detyruan të bëjnë tarzanin pasi nuk i lejuan që të futet në kuvend për të marrë pjesë në takimin e grupit të Rithemelimit.
“Për herë të parë deputetët e PD u detyruan të bëjnë tarzanin për të hyrë në zyrën e tyre në parlament, të ngjiten mbi mure. Kjo skenë është një skenë unike në mediat e botës, kjo skenë po qarkullon sot si dëshmia më flagrante e narko-shtetit, e regjimit të Ramës të bazuar në drogën, krimin dhe vasalët e tij. Akt më të rëndë nuk mund të ketë. Deputetët e opozitës kishin mbledhjen e tyre në sallën e grupit parlamentar. Mund ta përjashtosh deputetin nga seancat ose pjesëmarrja në komisione, por kurrë pa i heq imunitetin nuk mundi ta përjashtoj nga pjesëmarrja në mbledhjen e grupit parlamentar”, tha Berisha.