Deputeti vlonjat Ilir Metaj i Partisë Socialiste, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka ‘pranuar’ se gardistët e pranishëm në sallën e Parlamentit ishin të armatosur, sikurse tha Sali Berisha.
Madje jo vetëm kaq, thotë ai.
“Sali Berisha thotë se në Parlament pati gardistë me armë.
Është e vërtetë.
Madje edhe shumica e deputetëve të PS, kishin me vete çadra-pistoletë, thika fluturuese dhe celularë-bomba”, shkruan ai me ironi.
Një ditë më parë, Sali Berisha dhe Ervin Salianji pretenduan se gardisti që i mori flakadanin nga dora Salianjit, ishte i armatosur, gjë që normalisht nuk ishte e vërtetë.
Ndaj Salianji, e qëlloi me karrige.