Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me rastin e fëmijës që dyshohet se është dhunuar nga edukatorja në një kopsht privat në Tiranë.
Sipas Ministrisë, vendimi për kryerjen e ekspertimin ka ardhur në datën 7 nëntor, dhe më pas kanë nisur procedurat dhe kryerja e ekspertimi është bërë në datën 8 nëntor. Pas përfundimit të aktit të ekspertimit, rezultatet janë nisur në dje në Prokurori.
Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë:
Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopësht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth ores 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit. Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.