Edukatorja Majlinda Dehima, e cila dhunoi një 3-vjeçare në kopshtin privat ku punonte është lënë në burg.

Edukatorja u arrestua më 9 nëntor, pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.
48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën. Ajo akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Masa nga prokuroria u kërkua pasi ka marrë në dorëzim pamjet filmike të kopshtit privat, ku shihej në disa episode dhuna ndaj të miturës.