Një 48-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga për veprën penale dhunë në familje.

Sipas policisë, ai ka tentuar të godasë me sende të forta bashkëshorten si dhe në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.