Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zhvilloi homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” me rastin e Ditës së Çlirimit të Shqipërisë.
Meta ishte i shoqëruar nga eksponentë të tjerë të kësaj force politike, si Agim Nesho, Edmond Haxhinasto, Tedi Blushi, Endrit Braimllari etj.
Më herët kurora me lule vendosën krerët e lartë të shtetit, Presidenti Begaj, kryeparlamentarja Nikolla dhe kryeministri Rama.
Kujtojmë se sot festohet 79-vjetori i Çlirimit të vendit nga forcat gjermane.
Këtë ditë politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit.
E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.