Drini 11-vjeçari shkodran zbuloi sot ne ABC pasionin e tij për teknologjinë. Ai tregoi se si ndërtoi skuterin ekologjik me biçikletën e vjetër të gjyshes.

“Unë vendosa të krijoj skuterin tim, ecën ngadalë, por është i sigurt. Metali që ndodhej në oborr e përdora për skuterin, po ta hidhnin do të ndotej ambienti”, është shprehur ai.

Për ndërtimin e skuterin, 11-vjeçari ka fituar çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të teknologjisë “Bibliotek”.

Gjatë kësaj interviste, Drini 11-vjeç zbuloi se ka në plan të ndihmojë gjyshen e tij, pasi synon që t’i ndërtojë një ashensor për të ngjitur ushqimet në kuzhinën e gjyshes.