Një foto e Dua Lipës me fanellën e Parlemos ka qenë kryefjalë e mediave rozë dhe ka nxitur mjaft reagime, jo vetëm nga fansa të këngëtares shqiptare, por edhe nga ultrasit.

Madje vetë Seria B e ka postuar foton e yllit shqiptar në adresat e saj zyrtare.

Në një intervistë për RAI kapiteni i Palermos, Mateo Brunori, i ka bërë një ftesë publike Dua Lipës.

“Ishte shumë e bukur të të shihnim me këtë fanellë, të presim në stadium”, ishin fjalët e tij.

Mirëpo kjo foto e Duas ishte pjesë e fushatës së marketingut të kompanisë “PUMA”.