Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku dha detaje nga hetimet që po kryen SPAK për çështjen CEZ-DIA, për të cilën u thirr edhe Ilir Meta për t’u pyetur.
Hoxha deklaroi se ditët e fundit dy biznesmenë janë thirrur nga BKH për t’u pyetur dhe aty u kanë mbajtur telefonat.
“Dy biznesmenë janë thirrur nga BKH për të dëshmuar për një çështje tjetër, dhe u janë marrë celularët. Pra i thirrën për histori tjetër dhe u morën elularët.
Kur i thirrën, njëri e kishte me vete celularin dhe ia morën. Tjetri i tha e kam lënë në shtepi, ok i thanë hajde shkojmë e marrim në shtëpi”, zbuloi Hoxha.
Hoxha dha detaje edhe nga thirrja e Ilir Kullës, ish këshilltarit të Metës, në SPAK.
“Zoti Kulla është thirrur sepse ka njohje edhe me zotin Meta, edhe me zotin Ismailaj. Rezultojnë disa udhëtime në Pragë, në Vienë. Zoti Kulla nuk tha gjë kur doli por është thirrur për këtë”, tha Hoxha.