Edhe pse u prit rikthimi i tij në fushë pas pauzës së kampionatit, sërish Esat Mala do të mungojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Laçit.

Mesfushori vijon fazën e riaftësimit nga dëmtimi, ndërsa mungesë e sigurt sot do të jetë Bekim Balaj për shkak kartonësh.

Lajm i mirë për trajnerin Qatip Osmani është rikthimi në formë i mbrojtësit të majtë, Esin Hakaj, i cili ka lënë pas dëmtimin. Sa i përket formacionit, në majën e sulmit gjasat janë që të luajë Gomesh.