Një 44-vjeçar është arrestuar pasi qeni i tij i llojit Pitbull sulmoi një të moshuar në qytetin e Durrësit.
Policia thekson se qeni ishte braktisur nga i zoti dhe për pasojë, duke lëvizur lirisht në rrugë ka sulmuar 84-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.
Ndërkaq, 84-vjeçari po mbahet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.