Kryebashkiaku Veliaj ka shpërndarë këtë të dielë një video të homologut të tij në qytetin e Ferizajt, ku u ka bërë thirrje mbarë shqiptarëve për t’iu bashkuar paradës dhe festës në  Tiranë.

“Faleminderit Ferizaj!
Tirana i mirëpret të gjithë të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë 🦅 në #ParadaKuqeZi më 28 Nëntor, ku do jemi 1 zemër kuq e zi”, shkruan Veliaj. Ndërkaq, kryetari i Komunës, Agim Aliu siguron se Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive.

“Tirana, më 28 nëntor të këtij viti do të mbledhë shumë nga komunat nga e gjithë gjeografia kombëtare.

28 nëntori në rrugët e Tiranës, nën flamujt kuq e zi të festës, me paradën e organizuar nga miku im Erion Veliaj. Tok së bashku do të festojmë, me ansamblet, grupet artistike sportive e rinore në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, Tiranën e shumëdashur nga të gjithë.
Ferizaj pa dyshim do të jetë pjesë e kësaj feste me vlerat e saj kulturore, rinore dhe sportive” thekson Aliu.