Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi tha pas seancës plenare, se komisionet hetimore janë një e drejtë kushtetuese e opozitës, por sipas tij, mazhoranca kundërshton objektin.

Çuçi: Sot praktikisht kishim për shqyrtim 6 nga nismat ligjore që kishte propozuar opozita dhe ju e patë që edhe për shqyrtimin e nismave të tyre ata përsëritën skenat. Qëllimi është të diskutohej dhe jo miratimi. Ne japim arsyet tona pse nuk duhet të miratohen. E kemi thënë që është e drejtë kushtetuese që ata të ngrenë komisione hetimore. E vetmja gjë është që ka të bëjë me objektet. Po të jetë brenda kërkesave që ka Kushtetuta, pa diskutim.